Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar edhe një kandidat për komunë.
Hasan Ismajli do të jetë kandidat për komunën e Fushë-Kosovës në zgjedhjet lokale nga kjo parti.
“Ai do të jetë kandidat i Aleancës për kryetar të Fushë Kosovës, në funksion të realizimit të Programit Zgjedhor që do të sjellë më shumë punësim e mirëqenie”, ka shkruar kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj në Facebook.
Ditët e fundit, AAK-ja ka bërë të ditur 14 emra të kandidatëve për komunat në Kosovë ndërsa pati paralajmëruar se të tjerë do t’i zyrtarizojë në vijim.
Artikuj të ngjashëm