Organizata joqeveritare “Polis” ka organizuar një takim pune me përfaqësues të Qendrës së Punës Sociale në Lipjan. Kjo me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në këtë komunë.
Fitim Sadiku, drejtor ekzekutiv në OJQ “Polis”, ka thënë se janë duke e zbatuar një projekt nga Bashkimi Evropian, i cili menaxhohet nga rrjeti i organizatave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve “KOMF” dhe ka si qëllim t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve, shkruan sot Koha Ditore.
“Në kuadër të këtij projekti ‘POLIS’ do t’u ofrojë asistencë institucioneve lokale në Komunën e Lipjanit në hartimin e një rregulloreje, plani strategjik dhe një plan veprimi për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve. Në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të këtij projekti ‘Polis’ është duke u takuar me të gjithë aktorët relevantë, me të cilët është duke bashkërenduar aktivitetet dhe përforcuar bashkëpunimin institucional në hartimin e përbashkët të këtyre dokumenteve”, ka theksuar Sadiku...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Podujeva synon t’i mbrojë të drejtat e fëmijëve me rregullore
-
Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës për mirëqenie dhe cilësi të jetës në Prizren
-
Në Mitrovicë diskutohet mbi Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve
-
KOMF kërkon që ligji për mbrojtjen e fëmijëve të zbatohet
-
Në Prizren prezantohet Propozim-rregullorja për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve