Disa figura publike të Kosovës, orët e fundit janë parë duke postuar fotografi të veçanta me numër.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, aktorët dhe stafi i serialit SHPK Nazi, këngëtari Genc Prelvukaj e shumë të tjerë, janë parë duke postuar me një numër.
Fjala është për një kampanjë në kuadër të festivalit Hardh Fest – aty ku organizohet edhe një mini-maratonë e vrapimit.
Për pjesëmarrje, secili duhet ta blejë një numër, që kushton minimum 5 euro (kush dëshiron mund të dhurojë më shumë), ku 100% e të gjitha fondeve shkojnë për Shoqatën e Fëmijëve me Fibrozë Cistike në Kosovë, një sëmundje kjo e rrallë, trajtimi i secilës është shumë i kushtueshëm.
Numrat po vazhdojnë të blihen në Prishtinë, sheshi “Zahir Pajaziti” dhe në Rahovec.
-
Çitaku bën homazhe në Prekaz: Na mungojnë shumë liderët tanë të luftës
-
Çitaku për 100 eurot për studentët: Manipulim për nevoja elektorale
-
Çitaku i kërkon Osmanit reagim: E mbështet kursin konfrontues të Kurtit apo mendon ndryshe?
-
Çitaku: Rita Ora ka depërtuar edhe aty ku si diplomaci e kemi pasur të pamundur
-
Me garën “Vrapojmë me Policinë” shënohet Dita e çlirimit të Ferizajt