Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Dacin, me të cilin ka shkëmbyer ide se si të ecet përpara me unitet.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se “përfshirja e intelektualëve në politikë në momentet e kthesave historike ka pasur rol vendimtar në emancipimin dhe rreshtimin euro-atlantik të shoqërisë sonë”.
“Takova sot Kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Dacin, me të cilin shkëmbeva ide se si të ecet përpara me unitet, në këtë etapë plot sfida”, ka shkruar Haradinaj.
“Mendimi e vizioni i Akademik Dacit në shërbim të promovimit të vlerave më të larta shkencore e njerëzore janë me vlerë të pazëvendësueshme për vendin”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj thotë se këshillat e Dacit janë çdoherë me interes për Kosovën
-
Haradinaj përgëzon Kryesinë dhe kryetarin Daci të Akademisë së Shkencave
-
Osmani: Nga Akademia te shteti, Daci la gjurmë të thella
-
Haradinaj kërkon përfshirjen e SHBA-së në dialog gjatë takimit me të dërguarin e BE-së
-
Haradinaj thotë se do t’i ftojë liderët në takime individuale për unitet rreth dialogut