Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinajn e habit bashkëpunimi Lutfi Zharku - Liburn Aliu

Dardan Sejdiu, kryetar i PSD-së tha sot në seancën e Kuvendit se Qeveria duhet ta publikojë marrëveshjen me Bechtel Enkan dhe pastaj të debatohet rreth kësaj teme.

Sipas tij, duhet të publikohet raporti në mënyrë që të kuptohet se ku ka qenë problemi.

“Publikoje kontratën ministër, sepse ajo kontratë shpenzon para të qytetarëve të Kosovës. Publikoje atë... Nuk ka kuptim që ti edhe zoti Lutfi Zharku me debatu kush ka faj. Te shohim Hill International, punët që janë bë, dënimet për mospagesa, e të kuptojmë qysh. Qysh mundemi me diskutu pa e pa nenin për Bechtel Enkan. 2 milionë euro për një autoban, tash thoni kontrata nuk bën me u pa. ...Kemi nevojë me e pa kontratën, atëherë duhet me e pa raportin e Hill International, atëherë me pa pse Qeveria Mustafa nuk e ka nënshkru zarfin për 43 milionë euro, e si kemi mrri ne tek 53 milionë euro”, ka thënë ai.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u tha deputetëve “Bëjeni një rezolutë, tash, merreni përgjegjësinë dhe po shkojmë në arbitrazh, më shpëtoni edhe mua, por fitojeni”, i tha Haradinaj Dardan Sejdiut, i cili i kërkoi që të publikohet kontrata.

Që nga mëngjesi që po vazhdon seanca e Kuvendit, Haradinaj thotë se po e habit bashkëpunimi Lutfi Zharku - Liburn Aliu.

Artikuj të ngjashëm