Daut Haradinaj, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se kjo parti i gëzohet rezultatit nga zgjedhjet e 11 qershorit.
Haradinaj ka thënë se PAN-i i ka numrat për formimin e Qeverisë së re, pa dhënë detaje se kush janë deputetët që do t’ia mundësojnë numrin prej 61 votash, që janë minimumi i kërkuar për formimin e institucioneve në ekzekutiv.
“Legjislativi duhet të jetë shumë funksional. Sa për numra duhet t’i shihni në Kuvend”, ka thënë ai në një paraqitje televizive në televizionin publik të Kosovës.
Haradinaj ka thënë se AAK-ja po edhe PAN-i në tërësi janë të hapur për të gjitha partitë në Kosovë që të bashkohen në qeverisje.
“Duhet të kemi një bashkëpunim me të gjithë. Jemi të hapur edhe për kritika në interes të vendit. Kosova nuk ka kohë për të humbur, sepse na presin vendime të mëdha për t’i zgjidhur, si formimi i Ushtrisë, demarkacioni me Malin e Zi, e shumë detyra tjera”, ka thënë ai.
-
Haradinaj: Kemi 8 për qind apo 9 ulëse në Kuvend, duam koalicion me PDK-në e LDK-në
-
Haradinaj: Të gatshëm për qeveri të opozitës, por s’kemi kushte
-
Haradinaj e merr si punë të kryer përfshirjen e AKR-së në qeveri
-
Haradinaj: I kemi të konfirmuara 61 plus vota, s’bëhet fjalë për kontrabandim deputetësh
-
Haradinaj: PAN-i do ta formojë Qeverinë, nuk synojmë formulë tjetër