Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot gjimnazin “LOYOLA”, në Prizren, ku për së afërmi bisedoi me drejtorin e shkollës, edukatorët dhe mësimdhënësit, nga të cilët u informua për mbarëvajtjen e procesit mësimor, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.
Duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për kryerjen e detyrave për një arsim të suksesshëm në vend, Haradinaj tha se nga kjo shkollë mund të marrim një shembull të mirë dhe këto përvoja mund të jenë ndihmesë për arsimin në përgjithësi.
Ndërkaq, ambasadori Heldt duke përmendur mbajtjen e konferencës për PISA 2018, që u mbajt sot në Prishtinë, tha se gjimnazi “LOYOLA” është një shembull se si mësuesit dhe nxënësit kosovarë mund të ecin përpara shumë mirë.
-
Kosovës i duhen shkollat që përgatisin kuadro për nevojat e tregut evropian
-
Haradinaj lavdëron konceptin pedagogjik gjerman
-
Haradinaj thotë se Qeveria do vazhdojë bashkëpunimin me gjimnazin “Loyola”
-
Haradinaj vizitoi të strehuarit nga tërmeti që po qëndrojnë në Parkun Inovativ në Prizren
-
Liderët premtojnë rritje të cilësisë së arsimit, fëmijët e tyre vijojnë mësimet në shkolla private