Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar Mark Esperin me rastin e emërimit në pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj tha se paraardhësi i Esper pati luajtur një rol të pazëvendësushëm në krijimin e ushtrisë së Kosovës.
Ai tha se Kosova është pjesë e botës euroatlantike dhe është e gatshme për t’u vënë në dispozicion misioneve të saj paqeruajtëse kudo që ka nevojë
“I uroj Mark Esper, të emëruarit në postin e Sekretarit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, suksese në detyrën e besuar. Pararëndësi i tij, James Mattis, pati një rol të pazëvendësueshëm mbështetës për krijimin e ushtrisë së Kosovës, e cila përket në rreshtin e ushtrive të paqes të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Kosova është pjesë e botës euro-atlantike dhe është e gatshme për t’u vënë në dispozicion misioneve të saj paqeruajtëse kudo që ka nevojë”, deklaroi Haradinaj.
-
“Pentagoni mbështet planin strategjik për ushtrinë e Kosovës”
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Kurti: Kosova e gatshme për t’i fuqizuar më tej raportet me SHBA-në në fushën e mbrojtjes
-
Haradinaj uron Rutten: Të jetë zë i fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Haradinaj: Kosova do të dijë ta ruajë e forcojë partneritetin me SHBA-në