Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka uruar qytetarët për Muajin e Ramazanit.
Ai ka uruar që në familjet shqiptarë të ketë sa më shumë të mira shpirtërore, begati e mirëqenie, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, jua përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve, me dëshirën që ky muaj në shtëpitë dhe familjet e juaja të sjellë sa më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie. Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Ju dëshiroj agjërim të lehtë”, ka shkruar Haradinaj.