I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar në mbrëmje një takim edhe me qytetarët e lagjes Kolovicë në Prishtinë, njofton kumtesa nga AAK, transmeton Koha.net .
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët , strukturat dhe aktivistët, kryetari Haradinaj u shpreh se Aleanca në vazhdimësi është angazhuar për unitet shtetëror dhe ka marr pjesë aktive në trajtimin dhe zgjidhjen e drejtë të çështjeve me interes shtetëror.
“Jemi bërë bashkë për t’i dal zot përgjegjësive shtetërore dhe për të arritur zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të vendit. Nuk kemi kohë për të humbur. Ne e kemi zgjidhjen”, tha Ramush Haradinaj.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputet të AAK-së.
-
AAK-ja sheh Haradinajn si zgjidhje, analistët: Vështirë të ketë kandidat të përbashkët
-
Haradinaj bën thirrje për bashkim: Kosova në gjendje të rënduar ekonomike e politike
-
Haradinaj në Petangon: Tani është koha e duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
-
Haradinaj - qytetarëve: Votimi është vendimi më i madh që mund ta merrni
-
Haradinaj: Nuk do të ketë pagë nën 1 mijë euro e pension nën 500 euro