I nominuari për kryeministër të Kosovës nga koalicionin PDK-AAK–Nisma, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në rajonin e Pejës, në fshatrat Gllogjan i Pejës, Kosuriq, Buqan, Baran, Kryshec, Raushiq, Loxhë, Grabovc etj, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Ai ka bërë homazhe tek komplekset e dëshmorëve, ka takuar qytetarë të shumtë të kësaj zone, më të cilët ka bashkëbiseduar për problemet dhe nevojat e tyre si dhe ka shpalosur vizionin për të ardhmen e vendit.
“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Proceset e mëdha dhe synimet tona të përbashkëta kërkojnë rrugë dhe zgjidhje. Ne e kemi zgjidhjen dhe ne e kemi përkushtimin për ta bërë këtë”, tha Ramush Haradinaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj u foli qytetarëve të Kolovicës në Prishtinë
-
Haradinaj në Podujevë: Llapjanët kanë mundësinë të zgjedhin njerëz të dëshmuar në udhëheqje
-
Haradinaj: Sa herë që kemi marrë përgjegjësi, kemi dëshmuar
-
Haradinaj mbyll fushatën: Do ta bëjmë Trumpin për vete
-
Haradinaj: Ekziston mundësia që të merren vendime për Kosovën, pa Kosovën