Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se presidenti Hashim Thaçi nuk e ka besimin e tij për të përfaqësuar Kosovën në dialog dhe për të hapur tema për korrigjim të kufijve.
Haradinaj i pyetur nga gazetarët në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë sot, ka thënë se ai ia ka dhënë besimin e tij Thaçit për të përfaqësuar shtetin në dialog vetëm për të sjellë njohjen e Serbisë për Kosovën.
“Janë dy etapa, njëra është dhënia e besimit te presidenti i vendit me përfaqësuar vendin në një proces për marrjen e njohjes së vendit për të cilën ka besimin tim, në tema të kufijve dhe territoreve nuk e ka këtë besim dhe nuk kuptova se si jam hisedarë e një teme të tillë... Nëse presidenti e shtron një temë të tillë nuk e ka shtruar në emrin tim, as grupit parlamentar as partisë që përfaqësojë”, ka thënë Haradinaj duke iu përgjigje gazetarëve.
Haradinaj po ashtu është përgjigjur ndaj pyetjeve në lidhje me paralajmërimet e LDK-së dhe VV-së për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.
Ai ka ironizuar me opozitën duke thënë se nuk është i kënaqur me punën e tyre.
Edhe
Haradinaj ka kushte për ta përfaqësuar Kosovën në dialogun me Serbinë
”Jam i pakënaqur me punën e tyre si opozitë, shumë opozitë e dobët janë, ne vazhdojmë të kemi mospajtime por edhe punë kryejmë sot kemi pas një mbledhje me 24 tema dhe vazhdojmë punën për të mirën e qytetarëve dhe nuk e shohim problematike nismën e tyre”, ka thënë Haradinaj.
“LDK dhe VV janë pa guxim politik për me marrë përgjegjësi dhe bëjnë zhurmë në Parlament dhe i ikin përgjegjësisë, e Qeveria i kryen punët e veta që i takojnë me Kushtetutë dhe me ligj”, ka shtuar kryeministri.
-
Haradinaj: Vetëm presidenti mund ta përfaqësojë Kosovën në dialog
-
Haradinaj: Hapja e çështjes së kufijve është kthim në para-pavarësi, me rreziqe të pamenaxhueshme
-
Haradinaj: Presidenti nuk e ka besimin për të folur për kufijtë
-
Haradinaj akuzon opozitën që s’e ka fokusin te platforma e dialogut, por te poenët politikë