Prishtinë, 15 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj priti sot Grupin Parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët e AAK-së kanë diskutuar me kryeministrin Haradinaj për rolin e tyre në shtyrjen përpara të agjendave kuvendare dhe përmbushjen e obligimeve në fushën e zhvillimit të demokracisë parlamentare në vend.
Kryeministri nga ana e tij tha se qeveria që ai udhëheq do të bashkëpunojë ngushtë me Kuvendin e Kosovës dhe në asnjë situatë nuk do të provojë t’i marrë kompetencat e tij.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj thotë se do t’i ftojë liderët në takime individuale për unitet rreth dialogut
-
Haradinaj mbledh Kryesinë e AAK-së
-
Haradinaj flet për raportet me Thaçin e Veselin
-
Haradinaj: Platforma për dialogun shumë shpejt në Kuvend për votim
-
Qeveria e fokusuar në përmbushjen e agjendës legjislative për 2019