Shërbimi korrektues është sektor tejet i ndjeshëm dhe i rëndësishëm dhe për të cilin duhet angazhuar të gjithë. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin dhe drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçin.
Haradinaj në takim po ashtu tregoi se janë të angazhuar për të ndërtuar një shërbim korrektues të qëndrueshëm dhe stabil.
“Duhet të kemi një marrëdhënie të mirë ndërinstitucionale, në mënyrë që shërbimi korrektues të jetë brend i shtetit tonë”, ka thënë ai, duke shtuar se qëndrueshmëria e zhvillimit të përgjithshëm të çdo shoqërie është ndërtimi i një sistemi të avancuar të drejtësisë.
Haradinaj u njoftua nga Thaçi për gjendjen aktuale në shërbimin korrektues dhe planet e projektet që ky shërbim është duke i zhvilluar, “duke potencuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të mbështesë projektet e rëndësishme të cilat përmirësojnë sistemin e rehabilitimit të të burgosurve, të punësimit të tyre dhe përmirësimit të kushteve”.
Kryeministri po ashtu ka theksuar rëndësinë që ka për ekonominë e vendit përfshirja e të burgosurve në sektorin e punës, përmes projekteve specifike dhe të profilizuar, siç janë ato të prodhimit, bujqësisë dhe në sektor të tjerë. Ai ka garantuar se do të angazhohet që sistemi i drejtësisë me të gjitha fushat të jetë i zhvilluar, i qëndrueshëm dhe që i përgjigjet nevojave të shkallës së zhvillimit tonë shoqëror.
“Ministri Abelard Tahiri dhe drejtori Nehat Thaçi e kanë informuar Kryeministrin Haradinaj me zhvillimet në këtë sektor dhe për sfidat me të cilat janë duke u përballur, duke theksuar se situata në këtë sektor është e mirë, duke e përmbushur 95 për qind të agjendës legjislative”, thuhet më tej në njoftim.
-
Haradinaj: Sistemi i sundimit të ligjit në Kosovë, Shërbimin Korrektues e ka hallkë të rëndësishme
-
Nehat Thaçi në krye të Shërbimit Korrektues të Kosovës
-
Diplomojnë 45 zyrtare korrektuese
-
Haxhiu premton mbështetje për kërkesat e punëtorëve të Shërbimit Korrektues
-
Haradinaj thotë se Qeveria është e përkushtuar në luftën kundër informalitetit