Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj thotë se për Specialen s’u jep llogari ambasadorëve

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova nuk u jep llogari ambasadorëve sa i përket Gjykatës Speciale.

Pavarësisht reagimeve të shumta të ambasadorëve të QUINT-it, Haradinaj ka thënë se qeveria do të procedojë tutje lëndën e shfuqizimit të Speciales në afat të paraparë. Ka thënë se kjo është iniciativë e Kuvendit dhe llogari u jep vetëm deputetëve.

Ai ka folur edhe për demarkacionin me ç’rast ka shprehur habinë me LDK-në.

“Pjesën e demarkacionit e kemi kryer. Habitem pse nuk po e votojnë. LDK e ka aty, le të votojnë”, ka thënë Haradinaj si përgjigje për akuzat e deputetëve të LDK-së që kanë kritikuar qeverinë se e ka përcjellë në Kuvend marrëveshjen e mëparshme me një raport kundërshtues nga komisioni Bulliqi.