Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj thotë se “i erdhi si prej qielli” arrestimi i gylenistëve

12:53 - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj edhe një herë ka folur për arrestimin dhe deportimin e gjashtë gylenistëve. Në debatin “Fol Hapur” kryeministri ka thënë se nuk ka pasur lidhje për këtë rast.

Madje ai tha se kjo i ka ardhur si prej qielli. Haradinaj tha se në fillim nuk e kishte marrë me seriozitet meqë deportime të tilla ndodhin, por kur ia kanë shpjeguar atëherë ka vlerësuar se “është bërë kiamet”.

Ai tha se shefi i AKI-së dhe ministri i MPB-së e kanë pasur obligim t’i tregojnë dhe meqë këtë nuk e kanë bërë ata janë shkarkuar.

Haradinaj tha se nuk duhet parë këtë incident si jo profesionalizëm të AKI-së, pasi sipas tij, kjo organizatë është shumë profesionale dhe ka bërë punë të mira.

Haradinaj tha se në Turqi nuk shkon për t’u përzier në punët e tyre, por brenda kufijve të Kosovës do të veprojë sipas ligjit e Kushtetutës.

Edhe Haradinaj thotë të mos ketë qenë i informuar për ndalimin dhe deportimin e gylenistëve Arbëri Haradinaj thotë të mos ketë qenë i informuar për ndalimin dhe deportimin e gylenistëve

Sipas tij më askush nuk guxon ta shkel ligjin sepse do të ketë pasoja për secilin.


Haradinaj: Me Listën Serbe kemi marrëveshje të zorit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në debatin “Fol Hapur” ka thënë se me Listën Serbe kishte koalicion të zorit dhe se me këtë parti nuk janë prishur marrëdhëniet për shkak të Asociacionit të komunave serbe.

“Me Listën nuk jemi prishur për Asociacionin. Me Listën është bukur shumë marrëveshje e zorit. Atëherë nuk kemi pyetur çfarë na ndanë, por çka na bashkon. Atë kohë nuk kemi folur për ushtrinë e për demarkacionin. Kjo marrëveshje është zbatuar deri kur u hidhëruan për rastin e Gjuriqit”, ka thënë Haradinaj, raporton KTV.

Edhe Haradinaj thotë se s’do t’i tolerojë më provokimet e Serbisë, paralajmëron masa reciproke Arbëri Haradinaj thotë se s’do t’i tolerojë më provokimet e Serbisë, paralajmëron masa reciproke

Haradinaj ka thënë se Lista Serbe ka ofruar dorëheqjen, të cilën nuk e ka pranuar ai dhe se deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë të përfaqësuesve serbë për kthim në qeveri.

“Lista serbe e ka ofruar dorëheqjen unë nuk e kam pranuar. Tash ka ndodhë një komunikim. Ju duket ndoshta absurde por nuk ka ndonjë kërkesë ë listës për kthim në qeveri”, ka thënë Haradinaj.