Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj thotë se do të punojë që të mos përsëriten rastet si ai i Aulon Zekës

Kreu kosovar i ekzekutivit, Ramush Haradinaj ka shprehur keqardhje dhe shqetësim për vrasjen e të riut Aulon Zeka, në Prishtinë.

Ka thënë se nën drejtimin e tij të Qeverisë do të angazhohet që të mos ketë raste të tilla tragjike.

“Shpreh shqetësimin për vrasjen e Aulon Zekës. Do të punojmë që të mos ketë më raste të tilla tragjike”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

Zeka u vra mes të premtes e së shtunës, derisa Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një djalë dhe një vajzë si të dyshuar për këtë rast.