Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj takon ambasadoren e Kroacisë në Kosovë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, po vazhdon takimet me ambasadorë të ndryshëm të akredituar në Prishtinë.

Sot Haradinaj ka takuar ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq, me të cilën ka diskutuar për procesin e zgjedhjeve dhe për krijimin e qeverisë.

“Falënderova ambasadoren kroate për mbështetjen që shteti kroat vazhdon t’i japë Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlantike si dhe përkushtimin tonë të përbashkët që marrëdhëniet tona të thellohen edhe më shumë në të gjitha fushat,” ka shkruar Haradinaj në një postim në facebook.

Artikuj të ngjashëm