Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ndodhet në vizitë zyrtare në Gjermani, nesër do të takohet me homologun e saj Heiko Maas.
Haradinaj-Stublla është në Gjermani me ftesë të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Maas, siç ka njoftuar MPJD-ja.
Sot ajo do të takojë zyrtarë të lartë nga Zyra e Kancelares, Ministria Federale për Punë të Brendshme dhe Ministria Federale e Komunikacionit/Transportit dhe Digjitalizimit, ndërsa nesër do të pritet nga homologu, Maas.
“Kryediplomatja, në takimet që do të zhvillojë në Berlin me autoritetet e larta të Gjermanisë, do të diskutojë marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, dialogun Kosovë-Serbi, dhe zhvillimet politike në rajon”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.
-
Shefi i diplomacisë gjermane, Maas, sot e viziton Kosovën
-
Gjermania shprehet e gatshme të kontribuojë në marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë
-
Haradinaj-Stublla thotë në Gjermani mori sinjale pozitive për liberalizim
-
Stublla shpalos pritjet e kosovarëve nga Gjermania për liberalizim
-
Haradinaj-Stublla: Gjermania partnerja kryesore e Kosovës në BE