Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, është takuar me homologun e saj gjerman, Heiko Maas në Berlin.
Haradinaj ka deklaruar se Gjermania mbetet shtet aleat për Kosovën dhe popullin e saj, ndërsa ka shtuar se e ka falënderuar edhe për ndihmën e Qeverisë gjermanë përgjatë pandemisë.
Në këtë takim, përfaqësuesi gjerman ka bërë me dije se Gjermania është e gatshme të vazhdojë mbështetjen për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
???? Marrëdhënia e fortë mes Kosovës dhe Gjermanisë është ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, dhe...
Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Tuesday, November 3, 2020
“Ministri Maas shprehu vendosmërinë që roli i Gjermanisë në dialogun Kosovë - Serbi të vazhdojë të jetë aktiv dhe mbështetës në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ministrja në Facebook.
Ndërkohë, zyrtarët gjermanë pas takimit, kanë deklaruar se integrimi ekonomik përmes Procesit të Berlinit mbetet kyç për lëvizjen përpara të përspektivave për Ballkanin Perëndimor.
Edhe
Gërvalla e Maas pajtohen për thellim bashkëpunimi Kosovë – Gjermani
A lot to discuss for FM @HeikoMaas with FM @MelizaHaradinaj from #Kosovo at her first official visit to Berlin: #EU stands ready to lead on normalization between #Serbia and Kosovo. Economic integration through #BerlinProcess remains key to advance prospects for #WesternBalkans. pic.twitter.com/5VEoHts811
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) November 3, 2020