Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Marrëveshja e Ohrit, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 18 mars, ka prioritizuar interesat e Serbisë, siç është sipas saj, krijimi i Asociacionit dhe çështja e statusit të Kishës Ortodokse serbe.
Për Kosovën, sipas Haradinaj-Stubllas, me prioritet ka qenë vetëm çështja e të pagjeturve. Ajo thotë se një çështje e tillë do duhej të konsiderohej humane dhe jo në favor të Kosovës.
“Marrëveshja është domosdoshmëri e rrethanave, siç është lufta në Ukrainë dhe tensionet në muajt e fundit në veri. Interesat e Serbisë janë prioritizuar në këtë marrëveshje. Krijimi i Asociacionit dhe çështja e statusit të Kishës Ortodokse kanë afate të menjëhershme kohore. Çështja e të pagjeturve duhej të ishte po njëjtë. Ndonëse do të thotë në favor të Kosovës, por çështja e të pagjeturve duhej të ishte çështje humanitare”, ka thënë ajo në “60 Minuta” të KTV-së.
Ish-ministrja e Jashtme e ka fajësuar Qeverinë Kurti që e ka futur në dialog statusin e Kishës Ortodokse Serbe. Thotë se çështjet e religjionit nuk kanë qenë asnjëherë të pranishme në dialogun në Bruksel.
“Asnjëherë çështjet e religjionit s’kanë qenë në dialogun e Brukselit. Përgjegjësia mbetet te Qeveria Kurti për futjen e Kishës Ortodokse në marrëveshjen me Serbinë. Kjo është çështje e brendshme, do duhej të diskutohej me serbët që jetojnë këtu. Faji i Kurtit për këtë pikë”, ka thënë ajo.
Si pozitive në këtë marrëveshje, Haradinaj-Stublla e sheh pranimin e dokumenteve.
Por ajo potencon se në rast se Serbia nuk do ta zbatojë këtë marrëveshje, Kosova rrezikon të humbë një dekadë rrugëtim evropian për faj të saj.
Edhe
Haradinaj-Stublla: Drafti i Asociacionit nuk duhet të dërgohet në Kushtetuese edhe nëse kushtëzohet
Për heshtjen e presidentes Vjosa Osmani, Haradinaj-Stublla ka thënë se eklipsimi i saj është problematik.
“Presidentja do të mund të jepte kontributin e vet në këtë çështje. Por ndoshta po e respekton Kushtetutën, ku përgjegjëse për dialogun është Qeveria”, ka thënë ajo.
-
Osmani kërkon që SHBA-ja t’i prijë dialogut
-
Gërvalla: Pranimi i marrëveshjes pa njohjen de jure të Kosovës - është kompromisi ynë më i madh
-
Osmani për BBC: Nuk do t’i japim Serbisë instrument me të cilin do ta cenonte shtetin e Kosovës
-
Kurti: Serbia po i ik nënshkrimit të marrëveshjes, ka njohje de facto