Kuvendi do të vazhdojë shqyrtimin e pikave të papërfunduara nga datat 16,17,18,20 , 26 prill, si dhe pikat e papërfunduara nga seanca e datës 3 maj.
Ndër pikat e rendit të ditës është edhe votimi i rekomandimeve të dala nga interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë për ndarjen e një milion eurove për KOSTT, si dhe votimi i rekomandimeve nga interpelanca e thirrur nga PSD, për nënshkrimin e marrëveshjes me “Countur Global”.
Po ashtu do të mbahet një tjetër interpelancë ndaj Haradinajt, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.
Rendi i ditës:
I. Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 16, 17, 18, 20 dhe 26 prill 2018:
Edhe
Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
Votimi i Propozim-Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me Raportin e Progresit për Republikën e Kosovës,
Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,
Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP i PSD, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,
Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.
II. Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 3 maj 2018
Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim,
Edhe
Kuvendi miraton 4 marrëveshje ndërkombëtare dhe plotësohen 2 borde me anëtarë
Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, znj. Aida Dërguti,
Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës.
III. Vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara më 30 maj 2018:
5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017,
11. Votimi i Rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së GP të LVV,
Debat parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre, sipas kërkesë së deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga 11 deputetë,
Edhe
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite ndryshimi i Buxhetit dhe Byroja
Debat parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbër, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë,
Debat parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare, sipas kërkesës së deputetit Fidan Rekaliu, mbështetur edhe nga 5 deputetë. /KosovaPress/