Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit, e cila dje u ndërpre për shkak të pranisë së numrit të pamjaftueshëm të deputetëve për të marrë vendime të ligjshme, do të vazhdojë sot, në orën 11.
Në rend të ditës të kësaj mbledhjeje janë 17 pika, ndër të cilat edhe miratimi i Propozim-rezolutës nga interpelanca e djeshme e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky është rendi i ditës së vazhdimit të kësaj seance:
Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje dhe GP të LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë Nr.01/50 të datës 05.06.2018 për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-080 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”,
Edhe
Haradinaj në interpelancë për 53 milionët e “Bechtel Enkas”
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-065 për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-064 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbime postare,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit Nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
Edhe
Nesër interpelanca e Haradinajt për 53-milionëshin e Becthel & Enkas
13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
14. Propozimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për vitin 2017,
16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për miniera dhe minerale për vitin 2017,
17. Shqyrtimi i kërkesave të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e buxhetit, si dhe për zgjatjen e mandatit (afatit) të këtij Komisioni,
18. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
Edhe
Kuvendi sot pritet të shqyrtojë pikat e papërfunduara në 6 seanca
19. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
20. Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.