Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se kërkesa e vetme e shtetit amerikan është zbatimi i marrëveshjes së demarkacionit.
Sipas tij, ata asnjëherë nuk kanë insistuar për vijën e kufirit.
“Unë kam pas takime me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit në shumë nivele, ata kanë insistuar çdo herë se nuk është insistim i tyre vija ku bie, a është në qafë të Çakorrit apo në Kuqishtë poshtë, dhe kjo për mu është burimore e jo anësore. Ajo që po kërkojmë prej juve kanë thënë se vullnetarisht keni bërë marrëveshje, zbatojeni”, ka thënë ai.
Porosinë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, Haradinaj e komentoi veç si një mendim ndryshe, për çka thotë se një mendim të tillë e ndajnë edhe shumë të tjerë dhe nuk sheh problem në këtë.
Ai ka thënë se ka dy vjet e gjysmë që dëgjon mendime të kundërta me të.
“Ai ishte nikoqiri, vlerësoi që ta thotë atë, kemi mendime të ndara... unë e kam dëgjuar këtë qe dy vjet e gjysmë bile, nga të gjithë e kam dëgjuar, po nuk është tragjedi me pas mendime të ndara”, ka thënë Haradinaj.
-
Haradinaj mesazh BE-së dhe Washingtonit
-
Haradinaj u kërkon deputetëve t’i japin përgjigje demarkacionit
-
Haradinaj për demarkacionin: Nuk do të bëjmë kompromis për asgjë në dëm të interesit nacional
-
Qeveria deklarohet për demarkacionin pas reagimit të Ambasadës Amerikane
-
Haradinaj: Nuk pres mrekulli nga demarkacioni