Lista esenciale e barnave është problem shumë më kompleks se sa paraqitet. Realisht, edhe më komplekse se sa e kishte menduar kryeministri Ramush Haradinaj.
Me të marrë postin e kryeministrit, Haradinaj në Rubikon të KTV-së kishte premtuar se që në ditët e para ky problem do të zgjidhet.
Një gjë e tillë nuk ndodhi as pas 100 ditësh të qeverisjes së tij.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli në Rubikon të KTV-së ka thënë se në qeverinë paraprake kishte interesa që lista mos të revidohet.
“Gjendja e barnave është më komplekse se sa paraqitet. Më 15 janar vijnë trupa nga Gjeneva që të revidohet lista esenciale. Pse kjo s’ka ndodhur deri tash, atëherë duket se kjo i ka interesuar dikujt që të mos ndodh”, ka thënë Ismajli.
Ai tha se brenda gjashtë muajsh do të ketë zhvillim në këtë çështje, por jo edhe përfundim të saj.
-
Haradinaj flet për shkarkimin e bordit të QKUK-së, premton inicimin e shpejtë të listës esenciale të barnave
-
Pacientët u përballën me mungesë ilaçesh, Kurti lavdërohet për renovim klinikash
-
Vitia: Me Listën e re synojmë tejkalimin e problemave në sigurimin e barnave esenciale
-
Barnat esenciale, gati në maj
-
Tash e 20 vjet, asnjëherë nuk u përmbush lista esenciale e barnave