Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj duke përkujtuar 20 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi ka thënë se ekzekutimi i tyre pa gjyq dhe drejtësia e munguar e mban fajtor edhe sot Serbinë për mosndëshkimin e krimit.
Sipas Haradinajt Qeveria e Kosovës nuk do të ndalet së vepruari për vendosjen e drejtësisë.
“Në 20-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Agronit, Yllit dhe Mehmetit, kujtojmë sakrificën e tyre të pashembullt për lirinë e Atdheut. Ata erdhën nga ShBA-ja për t’iu bashkuar rreshtit të mbrojtësve të kësaj toke dhe thelbi i rënies së tyre shpalosë dimensionin e vërtetë të luftës sonë çlirimtare. Ekzekutimi i tyre pa gjyq dhe drejtësia e munguar e mbanë fajtor edhe sot shtetin serb për mosndëshkimin e krimit. Duke u përkulur para veprës kulmore të tre Heronjve të Kosovës, Qeveria e vendit zotohet se nuk do të ndalet së vepruari për vendosjen e drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.
-
Kurti: Duhet të marrë fund epoka e mosndëshkimit të krimeve serbe
-
Kërkohet drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga Serbia
-
Kurti: Vëllezërit Bytyqi, dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë
-
Kurti në New York: Ideali i vëllezërve Bytyqi, udhërrëfyes për të ecur përpara
-
Kurti bën homazhe te varrezat e vëllezërve Bytyqi në New York