Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Sali Çekaj me të gjitha parametrat ishte një atdhetar i shquar

Prishtinë, 19 prill - Kryeministri i Republikës së Ramush Haradinaj mori sot pjesë në Akademinë Përkujtimore - Dita e rënies së Heroit Sali Çekaj, Dita e veteranëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2018”, që organizohet nën patronatin e tij.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se Heroi i Kombit, Sali Çekaj, është një dimension i hershëm, që flet me të gjithë parametrat e një atdhetari të shquar, intelektuali, por edhe një njeriu që dinte me çka po përballej.

“Këtu flitet për përcaktimin e tij, shohim e gjejmë tek ai, një luftëtar që është në parametra shumë të lartë, intelektual e kombëtar, por që është i gatshëm poashtu të mbetet në përgjegjësi, edhe kur këto përgjegjësi kërkojnë sfidën më të rëndë, luftën dhe që i ekspozohesh edhe flijimit”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Flijimi i tij në luftë për liri, e mbyllë kapitullin e një luftëtari shqiptar të shquar dhe i cili me vetëdije të plotë i ka kaluar etapat, nëpër të cilat është ndodhë populli i tij.

Kryeministri Haradinaj, gjithashtu tha se nëse sot jemi të bashkuar për t’i përmbyllur çështjet e hapura të atdheut tonë, Kosovës, ashtu i shërbejmë amanetit të dëshmorëve.

Përveç akademisë kryeministri Haradinaj, organizoi edhe pritje nderimi për familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e heroit Sali Çekaj, në objektin e Qeverisë.

Edhe Haradinaj: Sali Çekaj ka kaluar të gjitha sfidat me dinjitet Arbëri Haradinaj: Sali Çekaj ka kaluar të gjitha sfidat me dinjitet

Në këtë akademi, me nga një fjalë rasti, folën edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Eprori i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Hysen Berisha dhe në emër të familjeve të dëshmorëve, djali i heroit Sali Çekaj, Hysen Çekaj.

Edhe kjo akademi sot është një nder ato që i kushtohet sakrificës për liri të gjithë Brigadës 138 “Agim Ramadani”, e të gjithë të gjallëve, veçanërisht heronjve, e veçanërisht Heroit Sali Çekaj.