Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Sllovenia është shembull për ndërtimin e shtetit modern.
Këtë deklaratë, Haradinaj e dha pas takimit me kryetarin slloven Borut Pahor.
“Dhjetë vjet shtet me miqësi tradicionale me Republikën e Sllovenisë. Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat e ngritjes së saj. Vizita e kryetarit, Borut Pahor, në dhjetëvjetorin e pavarësisë sonë, e konfirmon mbështetjen e shtetit slloven edhe në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Sllovenia na shërben si shembull për ndërtimin e shtetit modern”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Sllovenia është një nga partnerët më të mirë ekonomik dhe politik të Kosovës
-
Haradinaj: Diaspora ka dhënë kontribut në forcimin e shtetësisë së Kosovës
-
Sllovenia meritore që Kosova mori kryesimin e SEECP-së 2019 – 2020
-
Veseli: Sllovenia, model për shtetndërtim në Kosovë
-
Haradinaj merr urim nga kryeministri slloven