Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj ripërsërit: Brenda 90 ditësh, kosovarët do të udhëtojnë pa viza

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka ripërseritur se ne rast se do të jetë kryeministër i vendit, liberalizmi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë brenda 3 muajsh.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se ka ardhur koha për Fillimin e Ri, që sipas tij, “është rruga evropiane e vendit”.

Postimi i plotë i Haradinajt;

Të nderuar qytetarë të Republikës!

Jemi vetëm një ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore. Në takimet e shumta anëekënd Kosovës e kam thënë se brenda 3 muajsh Qeveria jonë do ta mundësojë liberalizimin e vizave.

Edhe “Fake news-at” e Thaçit, Mustafës, Haradinajt e liderëve tjerë për liberalizim të vizave Arbëri “Fake news-at” e Thaçit, Mustafës, Haradinajt e liderëve tjerë për liberalizim të vizave

Edhe sot e përsëriti këtë zotim: Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën.

Ka ardhë #KohapërFillimineRi! Ka ardhë Koha për rrugën evropiane të Kosovës! Pa viza!