Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar duke thënë se të gjithë atyre që kanë manipuluar me vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, u uron dënime meritore.
Ai ka ftuar organet e drejtësisë të merren me rastet.
“Të gjithë meritorët që zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të rregullta dhe me standarde të larta demokratike, i falënderoj nga zemra. Manipuluesit kushdo qofshin dhe për interesa të kujtdo qofshin, u uroj dënime meritore. Ftoj organet e drejtësisë të hetojnë parregullësitë dhe të marrin masat e duhura konform ligjit. Pluralizmi dhe emokracia e brendshme në Aleancë janë të shenjta”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj kërkon rinumërim të plotë të votave
-
Kurti: S’ka amnisti për ata që manipuluan votat
-
Haradinaj: Aleanca dëshmoi forcë dhe stabilitet politik në gjithë vendin
-
Haradinaj i bën thirrje diasporës të mos e neglizhojë balotazhin
-
Haradinaj: Kam dëgjuar se ka përpjekje për ta gjetur një kandidat më unifikues