Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për mosmirëmbajtje të rrugëve në kohën kur reshjet e borës kanë vështirësuar trafikun rrugor, edhe pse kontratat e mirëmbajtjes janë në fuqi tash e sa muaj.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Qeveria Kurti është zënë në befasi në gjysmë të dimrit.
“Reshjet e borës sot e vështirësuan trafikun rrugor gati në të gjithë Kosovën, edhe pse kontratat e mirëmbajtjes dimërore janë në veprim (fuqi) tash e sa muaj. Janë po të njëjtat kontrata të cilave Ministria e Infrastrukturës u anuloi procesin e prokurimit me arsyetimin e gjoja uljes së shpenzimeve, përderisa ndryshimi i vetëm ishte kontrata nga trevjeçare në njëvjeçare. Ky është një mashtrim në emër të efikasitetit. Gjysma e dimrit dhe Qeverinë e zë në befasi!”, shkruan Haradinaj.
Për gjendjen e rrugëve ka reaguar edhe ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Derisa ka postuar një fotografi në Facebook duke pasqyruar një rrugë me borë, ai ka shkruar “Me të befasu bora në dimër s’ka më keq. Qeveri ku je?”.
-
Haradinaj për qeverinë në largim: E rrezikshme, Kosova s’ka nevojë për udhëheqje të tillë
-
Haradinaj fajëson Qeverinë Kurti për dështimin e faqes së KQZ-së
-
Haradinaj për Kurtin: Argati i Serbisë i ka ndalur investimet në energji
-
Haradinaj me kritika pas problemeve me rrymë: Qeveri e territ
-
Haradinaj: KEK-u s’i ka pa hairin Kurtit, Kosova të lutet që dimri të jetë i butë