Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj priti ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim njohës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Haradinaj theksoi se përgjatë dy dekadave, relacionet e Kosovës me Finlandën kanë qenë gjithmonë miqësore, duke veçuar njohjen e shtetit të Kosovës dhe ndihmën që Finlanda dha përgjatë viteve në proceset integruese të vendit.

Gjatë takimit, kryeministri e njoftoi ambasadoren edhe për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë duke shprehur falënderim të veçantë për Finlandën, e cila e ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, e sidomos në projektet kushtuar personave me aftësi të kufizuara.

Ndërkaq, Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall shprehu mbështetjen e mëtejshme të Finlandës për proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës dhe gatishmërinë për të ndihmuar me projekte konkrete në avancimin ekonomik dhe social të vendit.

Artikuj të ngjashëm