Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj përgëzon institucionet: Gjendja rreth koronavirusit lyps angazhim të të gjithëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar vigjilencë nga të gjithë pas situatës së krijuar në Kosovë me përhapjen e COVID-19.

Përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ai i ka përgëzuar institucionet “të cilat me vetëmohim po u ndihmojnë qytetarëve”.

“Situata e krijuar me COVID - 19 kërkon vigjilencë në të gjitha nivelet e institucioneve. Këtë situatë duhet ta trajtojmë me seriozitetin më të madh. Me këtë rast dëshiroj t’i përgëzoj të gjitha institucionet e vendit që me vetëmohim po i ndihmojnë qytetarët”, shkruan ai.

I pari i AAK-së njëherësh ka bërë thirrje për respektim vendimesh.

“Zbatimi i vendimeve është në shërbim të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve”, shkruan ai.