Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se për transformimin e FSK-së në FAK nuk ka biseduar asnjëherë me Listën Serbe kur kishin bërë koalicion qeverisës, sikurse nuk ka biseduar me PDK-në atë kohë për demarkacionin dhe vazhdojnë të kenë edhe më tej qëndrime të ndara për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Edhe pse i pyetur nga gazetarët, Haradinaj sot nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me kërkesën e Quint-it për Gjykatën Speciale, pasi që sipas tij, ato i ka thënë për çdo ditë, transmeton kp.
“Kur është bërë koalicioni qeverisës për disa tema, p.sh, me PDK-në s’kemi biseduar për demarkacionin dhe kemi qëndrime të ndara. Edhe me Listën Serbe në atë kohë nuk i kemi biseduar këto tema. Pra, temën e ushtrisë nuk e kemi pasur çështje të diskutuar. Tani ajo temë ekziston, por nuk kemi një bisedë për këtë temë me Listën Serbe dhe nuk ka ndodhur”, ka thënë Haradinaj.
Këto deklarata kryeministri i Kosovës i tha pas një takimi që pati me ministrin e Bujqësisë Nenad Rikallo, takim ky që ka zgjatur më shumë se një orë e gjysmë.
-
Haradinaj: Me Listën Serbe nuk kam diskutuar për ushtrinë
-
Haradinaj s’ka koordinim me PDK-në për demarkacionin, as me serbët për FAK-un
-
Haradinaj flet për kërcënimet serbe për përdorimin e ushtrisë
-
Haradinaj: Idetë për ndryshim kufijsh, maskime për ndarjen e Kosovës
-
“Transformimi i FSK-së nuk duhet ta frikësojë askënd”