Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj për tekstet shkollore: Çdo justifikim i Qeverisë për këtë dështim është qesharak

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Qeverinë për dështim lidhur me sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se justifikimet lidhur me këtë çështje janë qesharake.

“Është detyrë e Qeverisë dhe e askujt tjetër që t'i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Çdo justifikim për këtë dështim është qesharak. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që Kurti ta kuptojë që ai dhe qeveria e tij janë kthyer në dëm për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj më tej ka thënë se ekzekutivi po i poshtëron nxënësit dhe prindërit e tyre me tekste shkollore.

“Çfarë faji i kanë prindërit e nxënësit që po i poshtëron me tekste shkollore. Sikur nuk u mjaftoi poshtërimi që iu bënë mësimdhënësve me paga. Kur është boll për Kurtin”, ka shkruar më tej ai.