Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, vazhdon të besoj se Gjykata Speciale është një padrejtësi për Kosovën.
Sipas tij, kjo do t’ia rëndojë imazhin ndërkombëtar Kosovës.
“Diku në bote kanë me u botu titujt: ‘Trafiku i organeve’, ‘Gjykata e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, në mbledhjen me Kryesinë e partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se në amandamentin kushtetues thuhet se Gjykata do ketë seli në Kosovë, derisa me “ligj u rrotullua e u tha se Gjykata do jetë me seli jashtë”.
Ai ka folur shkurt edhe për aventurën që kishte nisur mbrëmë Kuvendi i Kosovës, me nënshkrimet e 43 deputetëve që thërrisnin për seancë të jashtëzakonshme ku synohej të shfuqizohet Specialja.
Edhe
Haradinaj: Kuvendi duhet t’i japë një epilog iniciativës së deputetëve për Specialen
“Nëse do ishte votuar dje do të ishte ligj për mua. Nëse jo, mbesim në obligimet që i ka dhënë Kuvendi më parë”, ka thënë Haradinaj.
Këto komente Haradinaj i ka bërë pas takimit që ka pasur me ambasadorët e Quintit në zyrën e tij. Veçmas ambasadori amerikan Greg Delawie, ai britanik Ruairi O’Connell dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Aposotolva janë shprehur të tmerruar me përpjekjen e Kosovës për ta zhbërë Specialen.
-
Haradinaj: Shtetet e QUINT-it kërkuan të ndalet iniciativa për shfuqizimin e Speciales
-
Haradinaj për Specialen: Kalon edhe kjo – të mos e koritim Kosovën
-
Haradinaj e quan të padrejtë vazhdimin e mandatit të Speciales
-
Haradinaj: S’ka arsye për bastisje në Kosovë, secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë