Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj-opozitarëve: Mos u fshihni në bira të miut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën ku po debatohet për dialogun me Serbinë, i ka thënë deputetëve të opozitës se duhet të marrin përgjegjësinë.

Haradinaj si kundërpërgjigje ndaj deputetit Korab Sejdiu, ka thënë se ka bërë koalicion me PDK-në por nuk ka bërë koalicion për ta bërë Hashim Thaçin president dhe as Kadri Veselin kryetar të kuvendit, transmeton kp.

“Presidentin Thaçi e kemi dhuratë të LDK-së. Për tu bërë kryetar i qeverisë është dashur Thaçi të bëhet president, ka qenë e pa mundur të bëhet ndryshe dhe Veseli kryetar parlamenti. Unë kam bërë koalicion me PDK-në sot, i kam marrë përgjegjësit me ta, kam marrëdhënie korrekte me ta dhe i respektoj por nuk i keni dhuratë prej meje dhe nuk e kuptoj hipokrizinë e juaj të disave që e keni sjell dhe e keni lënë këtu. Tash thoni ndryshe, ku keni qenë atëherë. Qeveria do ta përkrah këtë proces me seriozitet dhe unë do të respektoj të arriturat institucionale që i kam gjet, pjesë e të cilave jam por po iu lus si parlament merreni përgjegjësin, e po ashtu, mos u fshihni në bira të miut”, ka thënë ai.

Ai tha se nëse duan të marrin përgjegjësi si Kuvend, të përgatisin një rezolutë, të autorizohet një delegacion i institucioneve dhe opozitës dhe të ecet tutje.