Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se shkarkimi i ministrave është politik, derisa ka theksuar se ish-ministri i Punëve të Brendshme është shkarkuar pasi ka shkelur Kushtetutën duke i ekstraduar gjashtë persona në Turqi, pa e njoftuar dhe pa e pyetur kryeministrin.
Ai këto komente i bërë në një ligjëratë në AUK, me temën “Transformimi i FSK-së”, nga ku ka bërë thirrje pjesëtarëve serbë në FSK, që mos t’i lëshojnë detyrat sepse ka plot serbë që po kërkojnë të bëhen pjesë e FSK-së, raporton KP.
“Kam takuar vet qytetarët serbë si kadetë te ri. Ju thërras mos i pranoni këto presione. Ju them mos i lëshoni detyrat e juaja sepse ka plot serbë që po kërkohen të bëhen pjesë e FSK-së. Nuk i kemi bërë publike për të mos u bërë target i presioneve. Të dhënat personale të tyre do t’i ruajmë me kujdesin me të madh”, ka thënë ai.
Kurse, sa i përket UNMIK-ut, tha se kanë menduar që do të jetë urë lidhëse me OKB-në por nuk po ndodhë kështu.
“Edhe EULEX-i ka ndryshuar mandat, nuk e di pse UNMIK-u duhet të mbes këtu”, thënë ai.
-
Haradinaj: Disa politikanë ende ndihen komodë brenda logjikës së protektoratit
-
Haradinaj: Kosova ka shumë tema në tavolinë, nuk duhet të humbim kohë
-
Haradinaj thotë se SHBA-ja e BE-ja duhet ta ndalin trysninë ndaj Kosovës
-
Njohës të çështjeve ligjore dhe opozita thonë se Haradinaj s’mund t’i drejtohet Kushtetueses
-
“Haradinaj as nuk do të duhej të shkonte në zyrën e dedikuar për kryeministër të Kosovës”