Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë të sillet si protektorat.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ai nuk e kupton se si disa politikanë për interesa personale ende ndihen komodë brenda logjikës së protektoratit.
Ai thotë se abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare.
“Bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur, prandaj sot nuk është e nevojshme një sjellje e tillë. Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror”, thotë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Qeveria në çdo situatë gjen arsye për t’i nëpërkëmbur vlerat e UÇK-së
-
Haradinaj: Kosova ta zbatojë planin franko-gjerman, s'mund të mbetet peng i destruktivitetit të Serbisë
-
Haradinaj-Kurtit: Serbia nuk zmbrapset me ‘trimat e rrjeteve sociale’
-
Haradinaj - Kurtit: Po rrëshqet në tradhti nëse nuk harmonizohesh me kërkesat amerikane
-
Haradinaj: Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente