Kryeministri Ramush Haradinaj ka nisur takimin me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Kosovë, raporton KTV.
Në këtë takim po merr pjesë shefja e zyrës së BE-së Nataliya Apostolova dhe ambasadorë të tjerë të vendeve të BE-së. Takimi është i mbyllur për media. Pjesë e këtij takimi janë edhe disa ministra të kabinetit qeveritar.
Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ka kërkuar angazhim nga të gjitha institucionet për liberalizimin e vizave si dhe në zbatimin e MSA-së.
"Promovimi i qeverisjes së mirë dhe fuqizimi i sundimit te ligjit duhet të jenë prioritet i yni në mënyrë që Kosova mos të vazhdojë të jetë e izoluar", ka thënë Hoxha.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: BE-ja të vendosë në të drejtën e kosovarëve për lëvizjen e lirë
-
Këshilli Ministror diskuton gjetjet e Raportit të Progresit për Kosovën
-
Haradinaj: Qeveria e përkushtuar për të çuar përpara agjendën për reformat në vend
-
Kosova dhe BE diskutojnë për marrëdhëniet me Serbinë
-
Haradinaj-Hahnit: Kemi shpresuar se vjen me lajm të mirë për vizat