Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj në Prizren: Në Kosovë secili qytetar, pavarësisht përkatësive, do të jetë zot shpije

I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në një takimi bashkëbisedues me qytetarë të Prizrenit, ka thënë se në këtë qytet, “shpirti shqiptar është më i dukshmi”.

“Por, ka edhe diçka! Pikërisht këtu, ku shpirti shqiptar është i dukshëm, është i vërejtshëm, kanë gjetur harmoni më së miri komunitetet. Pra, kjo tregon se aty ku është shqiptari, mundet dhe do të mund të jetojë gjithkush si zot shpije në shtëpinë e vet. Edhe serbi, edhe turku, edhe boshnjaku, edhe ashkalija, edhe egjiptasi edhe romi, edhe goranët”, ka thënë Haradinaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje ai ka shtuar se Kosova është vend i gjithë qytetarëve të vet. “Do të jenë zotë shpije qytetarët e këtij vendi. Por, në Kosovë s’ka vend për Serbinë. Këtë duhet ta kuptojë çdokush, si në vend, e si jashtë vendit”, tha Haradinaj.