Ramush Haradinaj ka vazhduar me aktivitete si kryeministër, që nga dita kur ka dhënë dorëheqje.
I pari i qeverisë së dorëhequr, aktivitetet i ka vazhduar edhe të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur se a ka nisur me fushatën parazgjedhore, Haradinaj ka thënë se ajo është zhvilluar vazhdimish, raporton KTV.
Ai ka mohuar mundësinë e një koalicioni me LDK-në, duke thënë se AAK-ja shkon e vetme në zgjedhje.
Këto komente Haradinaj i ka bërë në tubimin përkujtimor në Vraniq te Gjakovës për nder të 21 vjetorit të rënies së djemve të familjes Lleshi.
Haradinaj, homazhet i ka vazhduar edhe në Gjilan, ku ndër të tjerash ka pasur edhe takim me qytetarë.