Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë urim për Vitin e Ri nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në rrjetin social Facebook, duke e falënderuar Merkelin.
“Uroj nga zemra, që ky Viti i Ri, të jetë i lumtur dhe i qetë për Ju. Le të na sjellë përparim të mëtejmë në promovimin dhe konsolidimin e paqes në botë”, thuhet në letrën e Merkelit për Haradinajn.