Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 20-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, ka thënë se kjo marrëveshje përfundimisht i dha vulën të drejtës tonë për të jetuar në liri.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se kjo marrëveshje e kapitullimit të Millosheviqit ndali vazhdimin e gjenocidit, agresionit dhe spastrimit etnik.
“NATO në këtë triumf të përbashkët me popullin e Kosovës përcaktoi se e drejta e njerëzve tanë për të thyer okupimin është e drejtë njerëzore. Sot kujtojmë me respekt të gjithë ata që ranë për të ndërtuar themelet e të drejtës që na takonte. Kujtojmë burrat dhe gratë e shteteve anëtare të NATO-s që u rreshtuan kundër gjenocidit dhe për lirinë, një rreshtim fisnik e sublim jo vetëm për popullin e Kosovës por për tërë njerëzimin”, ka shkruar ai.
-
Haradinaj: Kosova është ndërtuar nën hijen e mohimit të të drejtave të njeriut
-
Haradinaj: Më 24 mars 1999 NATO-ja i dha fund fushatës së egër të regjimit të Millosheviqit në Kosovë
-
Haradinaj-veteranëve: Mos lejoni t’ua vënë në pikëpyetje krenarinë
-
Haradinaj: Vendimi im për t’ia kthyer sovranit vendimmarrjen ishte i drejtë
-
Haradinaj: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, pikënisje e shtetësisë së Kosovës