Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ku u prezantuan çështjet kryesore të auditimit për vitin 2016 dhe progresi në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga raportet e auditivit, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj përgëzoi Auditorin e Përgjithshëm për punën që po bënë dhe e ftoi që të jetë sa më konkret në detyrat dhe punën e tij.
Po ashtu, kryeministri Haradinaj, kërkoi nga të gjitha institucionet përgjegjëse që të raportojnë për korrupsionin dhe ta trajtojnë me seriozitetin më të madh, duke theksuar se situata imponon ndërmarrjen e hapave të duhur në luftën kundër korrupsionit dhe në shërbim të përmirësimit të gjendjes në shoqërinë tonë.
Kryeministri kërkoi bashkëpunimin e të gjitha institucioneve në eliminimin e korrupsionit.
“Korrupsioni duhet të pasqyrohet në mënyrë reale në të gjitha raportet dhe gjetjet duhet të jenë të paraqitura në mënyrë substanciale”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se nëse korrupsionin e luftojmë në mënyrë substanciale, e ndriçojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.
Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, kërkoi që Qeveria e Kosovës të iniciojë një proces të monitorimit sistematik dhe të kërkojë nga të gjitha organizatat buxhetore të zbatojnë me kohë rekomandimet e Auditorit. Ai ka vlerësuar punën dhe rezultatet e institucionit që udhëheq dhe ka falënderuar mbështetjen nga donatorët ndërkombëtar përmes projekteve të tyre.
-
Haradinaj kërkon të fuqizohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
-
Haradinaj kërkon që lufta kundër korrupsionit të ketë veprime konkrete
-
Haradinaj dhe Havolli flasin për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
-
Haradinaj mburret me ‘progres’ në fuqizimin e sigurisë e forcimin e Prokurorive e Gjykatave, por TI-ja tha se Kosova është përkeqësuar
-
Haradinaj në Polici, thotë se ajo është e gatshme për ofrimin e sigurisë në vend