Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ish ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku është fajtor për 53 milionët që Kosova i detyrohet kompanisë “Bechtel- Enka”.
Ai thotë se LDK-ja në kohën e qeverisjes paratë i ka dërguar në komunat e udhëhequra nga kjo parti.
Haradinaj tha se nuk duhet shitur moral meqë borxhin e ka pranuar vet Zharku më herët.
se nuk duhet lëshuar muhabeti aq poshtë sa të përmendet sa punohet me një shat. Haradinaj: E kemi gjet borxhin, e shpëtuam Kosovën
“E kemi gjet në tavolinë një marrëdhënie të borxhit fillestar prej 14.7, e kemi gjet se nuk kanë pas guxim. Sot ju tregoj votuesve të LDK-së, që e kanë pranu këtë borxh. Ne është dashtë me gjet zgjidhje qysh me vazhdu punën e mos me u denu, apo me lan rrugën në gjysmë. Ne e kemi ripranuar një marrëdhënie”, ka thënë ai.
“Në vitin 2017 i kanë shtu 30 projekte të paplanifikuar prej 9 milionë për komunat që i ka udhëheq LDK-ja. Normale pak se PDK-ja kanë thanë s’na i ka mbështet komunat. Por, paret është dashtë me i lanë për projektin e madh që po flasim. Në vitin 2016, 116 projekte të paplanifikuara, qyky ministri që po na shet moral”, ka thënë ai.
Sipas tij, fajtor për këtë është Lutfi Zharku dhe askush tjetër.