Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të bëjë zyrtarisht kërkesë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Në një shkrim në Facebook, Haradinaj i është drejtuar Kurtit duke i thënë se për pranim në këtë organizatë nuk mjafton retorika publike.
“Kryeministër kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kryeministër Kurti, bëj kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Mos u vono se situata është më serioze se sa mund të kujtosh! Retorikat publike për anëtarësim nuk janë të mjaftueshme. Vepro sipas procedurave e në formë institucionale”, ka shkruar Haradinaj.
Krerë të shtetit kanë deklaruar qe disa ditë se Kosova kërkon pranimin në NATO, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
-
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
-
Haradinaj premton anëtarësim në NATO, me procedurë direkte
-
Haradinaj: Më 9 shkurt e ndërrojmë Qeverinë, Kurti po pengon anëtarësimin në NATO
-
Haradinaj: S’kam dashuri të madhe me PDK-në e LDK-në, por duhet ta heqim Kurtin
-
Haradinaj uron Rutten: Të jetë zë i fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në NATO