Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj - Kurtit: Shteti nuk mbahet me “vitra”

Ramush Haradinaj, Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke e cilësuar kryeministrin Albin Kurti “mashtrues ordiner”.

Sipas tij, Qeveria po mundohet ta mbajë shtetin me “vitra”. Ai ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë për shtesa për pensionistët. Sipas tij, zgjidhja bëhet me masa të përhershme. Ka ftuar për rritje të pensioneve.

“Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë ‘gjallë’ pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaçet. Shteti nuk mbahet me ‘vitra’, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në ‘cirk social’. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë. Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm