Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë tha se draft-statuti për Asociacionin është dorëzuar dhe hartuesit e tij e kanë për obligim që të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës.
Sa i përket debateve të ditëve të fundit për korrigjimin e kufijve, Haradinaj tha se kufijtë i vendos lufta.
“Këta kufij janë vendosur nga lufta e fundit, nga UÇK-ja dhe NATO-ja, dhe nga kontributi i atyre që kanë dhënë më herët. Ajo çka ka mbetur me Serbinë, është njohja e Kosovës me këta kufij”, tha kryeministri, raporton KsP.
Sa i përket aksionit të KFOR-it në liqenin e Ujmanit, Haradinaj tha se ky është një ushtrim dhe aktivitet i zakonshëm i sigurisë nga NATO.
I pyetur nga gazetarët se a ka qenë i kërcënuar së fundmi, Haradinaj tha se ndihet shumë i sigurt.
Haradinaj tha se lëvizja e kufijve i intereson vetëm presidentit rus Vlladimir Putin “i cili dëshiron aneksimin, ne i takojmë kartës së Amerikës”.
-
Haradinaj me veteranët e UÇK-së: Duhet të jemi krah atyre që dhanë gjithçka
-
Haradinaj: Mbrëmë u përmbys autokrati Albin Kurti, tash fjalën e ka sovrani
-
Kurti: Për Kosovën, NATO-ja s'është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik e destinacion
-
Haradinaj paralajmëron protesta
-
Haradinaj për propozimin e VV-së: Lojë e Kurtit