Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e Javës Egjiptiane, e cila u mbajt në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.
Haradinaj fillimisht tha se është rritur në një familje ku janë respektuar të tjerët, në veçanti komunitetet, dhe i vjen mirë që Kosova po bëhet lider në rajon në respektimin e të drejtave të komuniteteve.
Ka falënderuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, për kujdesin e tij në shërbim të këtij komuniteti që ka bërë që edhe ai të kuptoi nga afër specifikat dhe kërkesat e tyre, duke thënë se tani së bashku janë fitues sepse mund të festohet vendimi i Qeverisë i 24 Qershorit, si Dita e Egjiptianëve të Ballkanit dhe të Kosovës.
“Jemi bashkuar sot për të shënuar Javën Egjiptiane të Kosovës dhe suksesi më i mirë është 24 qershori, Dita Memoriale e Egjiptianëve”, tha Haradinaj dhe shtoi se janë të vetëdijshëm që ka ende punë për të bërë, si pjesëmarrja në institucione, në ushtri, në polici, punësim, banim, shkollim e shumë tema tjera.
Më tej kryeministri Haradinaj tha se nisjen e kanë pasur të ngadalshme, por që gradualisht janë duke ecur përpara.
Nga një fjalë rasti në këtë manifestim mbajtën edhe ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adriana Hoxhiq, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Artan Berisha.
-
Shënohet Dita Nacionale e Egjiptianëve, thuhet se Kosova është lidere në respektimin e pakicave
-
Haradinaj: Shtetin e ndërtuam bashkë me komunitetet
-
Haradinaj: Do të bëjmë përpjekje për përfaqësim të barabartë të komuniteteve
-
Pjesëtarë të komunitetit egjiptian nga diaspora të kënaqur me trajtimin
-
Kurti lavdërohet për mbështetjen për komunitetet, Berisha gjen mangësi në organizimin shtetëror